Berisha për herë të parë në SPAK, gazetari Vatnikaj tregon se çfarë ndodhi sot me ish-kryeministrin

Gazetari Edison Vatnikaj në një intervistë në Ora Neës foli për mbërritjen ditën e sotme të ish kryeministrit Sali Berisha në SPAK. Vatnikaj u shpreh se Berisha mund të thirret sërish në SPAK, nëse ka ndonjë fakt apo detaj të paqartë.

Vatnikaj: Në orën 10:00, zoti Berisha është paraqitur për herë të parë në SPAK. Sigurisht që thirrjet për të dëshmuar në SPAK kanë qenë të shpeshta.

Por vetëm pas një urdhëri të prokurorisë për të marrë në pytetje ka vendosur Berisha të vijë dhe të japë dëshminë për dosjen Partizani.

Është organizuar edhe grupi i Berishës, kryesisht deputetët e Rithemelimit.

Të parët që erdhën ishin deputetët dhe më pas simpatizantët.

Ato kanë ardhur në mbështetje të Berishës. Berisha ka ardhur me makinën e tij i shoqëruar me truprojat e tij.

Hyrja në SPAK dhe qëndrimi atje ka qenë për rreth dy orë e 30 minuta.

Nëse ka fakte apo detaje të paqarta, Berisha mund të thirret sërish në SPAK.