Kthehet të premten Komisioni i Reformës Zgjedhore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Janar 2024, 13:12
Komisioni i Reformës Zgjedhore do të mblidhet sërish ditën e premte. Mësohet se mbledhja e komisionit pritet të nis në orën 10:00.
Kujtojmë se mbledhja e parë pas dy vitesh mos grumbullimi, u shty për shkak të debateve dhe tensioneve me opozitën.
Ndërkohë, në rend të ditës është rifillimi i punimeve të Komisionit, shqyrtimi i plan veprimit dhe shqyrtimi i kalendarit të punimeve.

