Bushkolaj: Mazhoranca e ka parë Reformën Zgjedhore, si një mekanizëm për të maksimizuar votën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Janar 2024, 21:23
Gazetari, Elkier Bushkolaj i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se mazhoranca e ka parë reformën zgjedhore si një mekanizëm për të maksimizuar votën.
Bushkolaj: Tek reflektimi i mazhorancës nuk besoj pasi reformën zgjedhore e ka parë si një mekanizëm për të maksimizuar votën dhe besoj se kshu do ta shikojë edhe këtë herë.
Problemi më i madh që edhe SOBE/ODIHR ka cekur tek reforma zgjedhore kanë të bëjnë më shumë me mënyrën si është zhvilluar procesi zgjedhor sesa me kodin.
Ajo që është dëmtuar gjatë këtyre viteve është keqpërfaqësimi.
Edhe sot nëse kemi një situatë në Parlament dhe në PD vjen nga keqpërfaqësimi dhe nga listat pa meritokraci.
