''E pritshme retorika e Berishës ndaj SPAK-ut'', Myzyraj: Zero shanse që komisioni i Reformës Zgjedhore të vijojë punën të premten

Gazetari Isa Myzyraj në një intervistë në Ora News foli për mbërritjen ditën e sotme të ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK dhe për reformën zgjedhore. Myzyraj u shpreh se ishte e pritshme retorika e Berishës ndaj SPAK.

Myzyraj: Ishte parashikuar që marrja në pyetje e Berishës do të zgjaste shumë. Duke parë edhe kompleksitetin e cështjes së dosjes së Partizanit, ne menduam se Berisha do qëndronte disa orë në SPAK.

Ishte e pritshme retorika e Berishës ndaj SPAK. Berisha mbrojti veten dhe dhëndrin e tij Malltezin.

Më pas gazetari Myzyraj u ndal edhe tek Reforma zgjedhore.

Myzyraj: Ditën e enjte në parlament do mungojë grupi ‘’i zjarrit’’ pasi janë të përjashtuar.

Unë besoj dhe kam komoditetin ta them se seancë ditën e enjte nuk do ketë pasi deputetët e opozitës do e pengojnë.

Seanca e ditës së enjte pritet të mbizotërohet nga tensione.

Më e rëndësishme është komisioni i reformës zgjedhore që do mblidhet ditën e premte në orën 10:00.

Deri në këto momene që po flasim ka zero shanse që komisioni i reformës zgjedhore të vazhdojë punën ditën e premte, deputetët e opozitës nuk do lejojnë për të vijuan punën.