Kërkohen vota për amnistinë/ Ligji diskutohet në komisione, përfitojnë 600 të dënuar për vepra të lehta
600 të dënuar për vepra të lehta pritet të përfitojnë nga amnistia në burgje.
Projektligji është diskutuar në komisionin e sigurisë për të kaluar në seancë.
Për votimin PS do ti duhen edhe vota nga opozita për të arritur në mbëshetjen e të paktën 84 deputetëve
Mazhoranca ka nisur procedurat për miratimin e amnistisë në burgje në parlament.
Drafti u prezantua në komisionin e sigurisë kombëtare ku zëvendësministri Klajd Karameta foli me shifra për pwrfituesit.
Sipas tij kjo masë do të lehtësonte edhe ngarkesën në institutet e vuajtjeve të dënimit.
Nga 5761 te burgosur dhe paraburgosur jane vetem 600 persona at ate cilet do te perfitojne amnisti mes tyre 10 femije dhe 10 gra.
Kryetari i komisionit Nasip Naco u shpreh se dhenia e aministise nuk duhet konsideruar vetwm si karakter human.
Të dënuarit për vepra të rënda nuk do të përfitojnë nga nisma.
Qeveria e propozoi prokeligjin nw vitin e shkuar.
Por në mungesë të votave duket se diskutimi u shty.
Tashmë pas kalimit në komisione PS-së i duhet të sigurojë edhe vota nga opozita për ta miratuar me të paktën 84 deputetë.
