Hoxha: Rezolutat për Shqipërinë janë pak a shumë të njëjta, sepse ne kemi të njëjtat probleme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Janar 2024, 21:34
Gazetari, Poli Hoxha i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se rezolutat për Shqipërinë janë pak a shumë të njëjta sepse ne kemi të njëjtat probleme.
Hoxha: Po tu kthehesh mbrapa rezolutave, sa herë ka ardhur rradha, pak a shumë janë të njëjtat sepse ne kemi në mënyrë permanente të njëjtat probleme.
Edhe kur s’kemi, i shpikim problemet.
Më vjen mirë që këtë rezolutë e përshëndetën të gjithë grupet e opozitës, ai i Bashës, i Bardhit dhe i Berishës.
Kjo tregon se në thelb opozita është e bashkuar.
