PAMJET/ Mori pjesë në sencën për Belerin, sulmohet me vezë Vangjel Dule në SPAK
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2024, 11:02
Një incident ka ndodhur këtë të mërkurë në ambientet e jashtme të Prokurorisë së Posaçme, ku një person i paidentifikuar ka sulmuar me vezë kryetarin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule.
Dule u paraqit në GJKKO për të ndjekur nga afër senacën që po mbahet sot për kërkesën e Fredi Belerit, për të rrëzuar vendimin për moslejimin e betimit të tij si kryebashkiak i Himarës.
