Lapaj: Nga një qeverisje në një tjetër, gjërat kanë shkuar keq e më keq

Aktivisti i Lëvizjes ‘’Shqipëria Bëhet’’, Adriatik Lapaj i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se nga një qeverisje në një tjetër, gjërat kanë shkuar keq e më keq.

Lapaj: Unë besoj se në Shqipëri ka nevojë për kthjellim.

Ka nevojë për kthjellim të madh shoqëror.

Fatkeqësisht këtu sistemi është ndërtuar në një mënyrë të tillë që ‘kush i hipën kalit, është vështirë të zbresi’.

Të gjithë ata që sot ankohen për gjithë të zezat sot kanë qenë dje të akuzuar për gjithë të zezat që kanë ndodhur dje.

Nga një qeverisje në një tjetër, gjërat kanë shkuar keq e më keq.

Popullsia ka ardhur gjithmonë e më në ulje.

Ekonomia është përqëndruar në pak duar.

Kjo tregon se nuk është cështje emrash dhe individësh.