Basha takohet me Konjufcën në KiE: Unë dhe PD do të jemi në krah të Kosovës në institucionet ndërkombëtare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Janar 2024, 13:04
Kreu i PD-së, Lulzim Basha është takuar në kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca në Këshillin e Evropës.
Basha shkruan në rrjetet sociale se ai dhe PD do të jenë në krah të Kosovës dhe do të ngremë zërin në institucionet ndërkombëtare, që Kosova të bëhet sa më parë pjesë dhe të ndalet përpjekja e Serbisë për destabilizim.
Basha: Kënaqësi të takoja në KiE kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi mes shqiptarëve në këto kohë sfidash, është shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Unë dhe PD do të jemi në krah të Kosovës dhe do të ngremë zërin në institucionet ndërkombëtare, që Kosova të bëhet sa më parë pjesë dhe të ndalet përpjekja e Serbisë për destabilizim.