Diaspora i kalon ministrisë/ Mazhoranca kërkon shkrirjen e Agjencisë: Nuk ka burime njerëzore
Me argumentin se nuk ka burime të mjaftueshme njerëzore qeveria kërkon shkrirjen e Agjencisë së Diasporës. Në diskutimin në Komisionin e Jashtëm u bë e ditur se kompetencat do ti kalojnë ministrisë
Projektligji për shkrirjen e Agjencisë Kombëtare të Diasporës ka nisur të diskutohet ne komisionet parlamentare.
Detyrat e këtij institucioni propozohet t’i kalojnë Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Në diskutimet online u tha se ky ndryshim erdhi si nevoje e mungesës së burimeve njerëzore.
Zyra për trajtimin e çështjeve të Diasporës do të ngrihen pranë Ministrisë me një strukturë të posaçme si përgjegjëse për rolin e saj.
Drafti për Diasporën u propozua nga Ministria e Jashtme në dhjetor të 2022-it, ndërsa mbyllja e Agjencisë, sipas mazhorancës, do të zvogëlonte kostot nga buxheti i shtetit.

