Dështimi i mbledhjes, Bylykbashi: Duan të ndryshojnë rregullat me qëllim që njëra palë të fitojë pushtetin
Anëtarët e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore dolën në një deklaratë të përbashkët për mediat, ku në emër të tyre deputeti demokrat Oerd Bylykbashi deklaroi se:
Sërish ka qëllim që nëpërmjet një shumice numerike të çojë përpara rregulla që shkatërrojnë zgjedhjet. 2021 dhe 2023 janë prova që tregojnë se kur rregullat janë me qëllim ftimin e pushtetit të një pale.
Kemi kërkuar zyrtarisht të shikohet anëtarësia e Komisionit. Të kthehet tradita 20-vjeçare që ka garanatuar dy rotacione politike, pasi rregullat kanë përkuar me zgjedhje normale. Ta rikthenim këtë traditë pasi reforma zgjedhore është një nga reformat më të rëndësishme pasi do të prodhonte stabilitet.
Kërkojmë që pa vonesë parlamenti të marrë në konsideratë që komisioni t’i rikthehet normaliteti. Sa kohë që nuk bëhet pasi Edi Rama me ndihmën e të tjerëve e vesh me vello bipartizanizmi, ky parlament do të vijojë të jetë jofunksional.
E përsëris kërkesë e pothuaj e 50 anëtarëve të deputetëve opozitarë që përfaqësojnë të gjithë partitë duhet të jetë në themel të një zgjidhje sa më të shpejtë

