“Arbitrazhet, problem”, Manja s'e tregon faturën: Çështjet e humbura vijnë me kosto financiare. “21 Janari”? I takon drejtësis
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në një deklaratë për mediat, ka folur mes të tjerash edhe në lidhje me çështjen e Arbitrazhit.
Ai ka deklaruar se çështjet e humbura nga Shqipëria vijnë me një kosto financiare, por se nuk dha shifra konkrete.
Ministri Manja u shpreh se informacion të detajuar në lidhje me këtë çështje e ka avokatura e shtetit.
“Ne na duhet të kemi një klasë arbitrazhi, por na duhet të kemi profesionistë të ri që do të përfshihen në këtë instrument ligjor. Kjo është ajo që do prezantohet sot. Çështja e zgjedhjes së arbitrave dhe dhomave të arbitrazhit është çështje e palëve. Vendosin vetë se ku do ti zgjidhin. Nuk është një çështje e prere me thikë. Rast pas rastit është çështje e vullnetit të palëve”, tha ai.
Ka një bilanc për çështjet e humbura?
Manja: Ka një faturë financiare, një kosto të gjyqeve që humben dhe fitohen. Por nuk është ky momenti. Nëse kërkohet ky informacion, avokatura e shtetit ka informacionin plotë.
"21 janari"
Ministri Ulsi Manja ka deklaruar se i takon drejtësisë të bëjë drejtësi në lidhje me “21 janarin”.
Në fjalën e tij për mediat ai u shpreh se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Strasburg, është një lehtësim.
“Kam një qëndrim konstant timin për 21 janarin. Drejtësia të bëjë drejtësi për 21 janarin. Këtë kemi kërkuar dhe këtë presim nga drejtësia. Të zbardhet e vërteta në të gjithë dimensionet. Ndjehemi të lehtësuar për vendimin e Strasburgut. Është lehtësim për ne. Tashmë i takon drejtësisë të vendosë drejtësi.”, tha Manja.


