Bardhi: Komisioni mbahet peng nga Rama, bëjnë gjoja sikur duan reformë…

Ka dështuar mbledhja e sotme e Komisionit të Reformës Zgjedhore në Kuvend. Deputetët opozitarë të Rithemelimit dhe grupimi i Gazment Bardhit nuk lejuan punimet e Komisionit, pasi kishin zënë vendet në sallë.

Për mediat foli deputeti Bardhi, i cili tha se mbledhja e sotme ishte një tjetër farsë mes mazhorancës dhe atyre që kanë një mandat opozitarë.

Sipas Bardhit, qëllimi i tyre ishte të hedhin hi syve të shqiptarëve, pasi nuk duan reformë. Në Komision, thotë Bardhi, opozita nuk është lejuar të marrë pjesë dhe prandaj ajo është bllokuar nga Edi Rama dhe jo opozita.

Gazment Bardhi: Sot siç jeni njoftuar ishte premtuar një akt tjetër i farsës mes deputetëve të mazhorancës dhe deputetëve me mandat opozitar. Për të bërë sikur kanë ndërmend të bëjnë reformë zgjedhore,.

Qëllimi ishte të hedhin hi syve qytetarëve shqiptarë. Nëse do dëshironin do ta kishin përmbyllur gjatë 2 viteve që nuk janë mbledhur. Opozita nuk ka bllokuar është mazhoranca që ka bllokuar pjesëmarrjen e opozitës në reformë.

Edi Rama nuk ka ndërmend të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme prandaj nuk lejon pjesëmarrjen e opozitës në Komision. Opozita dëshiron të marrë pjesë në komisonin por nuk po lejohet. Opozita dëshiron të përmbyllë në një kohë të shpejtë komisionin por mbahet peng nga Rama.

Sa kohë kanë humubr besimin e më shumë se 2/3 të deputetëve të opozitës është qesharakee të sillen sikur e kanë besimin tonë. Ja kemi dhënë, i kemi mbështetur në 2 vite për ta çuar përpara.

Por Damiani e bllokoi punimin. Nëse ne nuk do kishim ngritur zërin për bllokimin e reformës, sot do të ishte një temë jashtë opinionit publik. Ishte beteja e opozitës që e ktheu temë dite.

Ja çfarë ndodhi sot në Komision