Dedaj: Ligji i mazhorancës i pengon komisionet hetimore, i lë nën kontrollin e mazhorancës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Janar 2024, 22:25
Në “Drejt” nga Luan Rama, gazetari Reldaj Dedaj u shpreh se ligji i mazhorancës i pengon dhe i vonon komisionet hetimore, dhe e lënë nënë kontrollin e mazhorancës.
Dedaj: Ligji i mazhorancës i pengon dhe i vonon komisionet hetimore, dhe e lënë nënë kontrollin e mazhorancës nëse do të ngrihet apo jo një komision hetimor. Kjo e dëmton dhe e vonon shumë ngritjen e një komisioni. Kushtetuta nuk e ka të shprehur diçka të tillë.
Kjo e vështirëson jetën parlamentare dhe një gjë të tillë kushtetuta e përcakton drejtpërdrejt një gjë të tillë si të drejtë. Jeta parlamentare një ndër kontrollet kryesore ka këto komisione, sepse përndryshe çdo gjë vendoset në shijen e mazhorancës
