Demokratët e Berishës bllokuan mbledhjen, Gjiknuri: Është zgjedhja e tyre! Reforma do të eci
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Janar 2024, 11:47
Tryeza e Reformës Zgjedhore nuk është zhvilluar ditën e sotme. Në orën 11:00 ishte parashikuar të zhvilloheshin punimet e këtij Komisioni.
Deputetët opozitarë nuk lejuan të zhvilloheshin punimet e Komisionit pasi kishin zënë vendet në sallë.
Bashkëkryetari i këtij Komisioni, Damin Gjiknuri foli për mediat pasi doli nga salla, duke u shprehur se kjo është zgjedhja e opozitës. Sipas tij, reforma do të eci përpara edhe nëse opozita nuk merr pjesë.
Damian Gjiknuri: Është zgjedhja e tyre. Reforma do të eci përpara. Dhe nëse opozita nuk merr pjesë do të gjejmë një mënyrë. Unë kam një mandat siç ka opozita.
Ja çfarë ndodhi sot në Komision

