Balliu: Lideri i opozitës shqiptare arrestohet pa prova, që Edi Rama të qeverisë me bandat dhe krimin

Në fjalën e tij gjatë tubimit në mbështetje të liderit të opozitës, shefi organizativ i PD, Klevis Balliu akuzoi kryeministrin Rama se po shkel kushtetutën që të mbrohjë miqtë e tij Bajrat, Olta Xhaçkën, Ilir Beqajn…

“Edi Rama shkel Kushtetutën dhe nuk lejon komisionet hetitmore për të mbrojtur Bajrat, Xhaçkën, Beqaj. Dhe nxjerrin një individ që s’ka dy veta  për kafe dhe e quajnë opozitë dhe e përdor për të bllokuar këto komisione. Jemi vendi i vetëm në Europë ku  lideri i opozitës arrestohet pa akuzë pa prova pa asgjë ndërsa hajdutët e qeverisë janë të lirë si Xhaçka, Beqaj Rama, Veliaj dhe të gjithë hadutët e pushtetit të ndyrë.

Rama është aleati i bandave, i krimit, ai lejoi dhe futi çdo trafikant droge në Parlament, por nuk lejoi të fusë studentët e mjekësisë në Parlament. Jemi vendi me popullin më të varfër në Europë me kilometrin më të shtrejntë në botë të rrugëve. Jemi vendi i vetëm në Europë ku opozitës nuk i lejohet të ngrejë komisione hetimore. Mafia kombëtare dhe ndërkombëtare kërkoi të na largojë, të na shpopullojë, por asgjë nuk i ndal njerëzit e lirë të luftojnë.

Sot nga kjo rrugë është rruga e shpresës për rininë. Është rruga e shpresës për lirinë. Rruga e shpresës për pluralizmin. Ne qëndrojmë më fort se kurrë, ne jemi më të frymëzuar se kurrë. Sot ju ftoj të riemërojmë këtë rrugë si rruga e shpresës”, - tha ndër të tjera Klevis Balliu.