Hasimja: Begaj duhet të kishte mbajtur qëndrim për komisionet hetimore, e humbi mundësinë
Në një intervistë për Ora News, pedagogu Ermal Hasimja u shpreh se akoma nuk e kemi luksin një president të ndarë nga palët.
Ai shtoi se komisionet hetimore janë një element i rëndësishëm dhe presidenti duhet të kishte mbajtur një qëndrim sa u takon shqetësimet ndaj opozitës.
Hasimja: Akoma nuk e kemi luksin një president të ndarë nga palët. Presidenti është në situatë të vështirë, nuk është se ka shumë kompetenca, por edhe kur ka pak kompetenca, nuk e ka bërë. Ky ishte rasti më i mirë që ta bënte, por do të kishte efekte të kufizuara. E humbi këtë rast. Komisionet hetimore janë një element i rëndësishëm dhe presidenti duhet të kishte mbajtur një qëndrim sa u takon shqetësimet ndaj opozitës.
Komisionet hetimore nuk janë marrë seriozisht deri tek komisioni i inceneratorëve. Dhe aty nisi kjo situatë problematike. Nuk është një situatë e pëlqyeshme, pasi në parim kur ka përballje të tilla, duhet të mbizotëronte interesi i opozitës sepse është në një farë mënyrë roja i interesit të publikut. Është e qartë se mazhoranca po e kufizon aktivitetin e opozitës përmes komisioneve hetimore.
