KALENDARI I REFORMËS/ Socialistët parashikojnë ta mbyllin deri në 25 mars ndryshimin e Kodit Zgjedhor

Tryeza e Reformës Zgjedhore nuk është zhvilluar ditën e sotme. Në orën 11:00 ishte parashikuar të zhvilloheshin punimet e këtij Komisioni.

Deputetët opozitarë nuk lejuan të zhvilloheshin punimet e Komisionit pasi kishin zënë vendet në sallë.

Bashkëkryetari i këtij Komisioni, Damin Gjiknuri foli për mediat pasi doli nga salla, duke u shprehur se kjo është zgjedhja e opozitës.

Sipas tij, reforma do të eci përpara edhe nëse opozita nuk merr pjesë.

Ndërkaq, në kalendarin e punimeve të këtij komisioni, mësohet se data e përmbylljes së kësaj reforme është 25 marsi, ku Komisioni ka parashikuar të miratojë draftin final që do i dorëzohet Kuvendit më pas për votim

JA KALENDARI I KOMISIONIT TË REFORMËS ZGJEDHORE

KALENDARI I REFORMËS/ Socialistët parashikojnë ta mbyllin deri