PAMJET/ U thirr pas 2 vitesh, dështon Zgjedhorja! “Rebelët” bllokojnë mbledhjen e komisionit. Gjiknuri e Klosi lënë sallën: T’i mbajnë karriget

Pas thuajse dy vitesh, eshtë rimblidhur Komisioni për Reformën Zgjedhore, i cili bashkëdrejtohet nga Damian Gjiknuri nga Partia Socialiste dhe Enkelejd Alibeaj nga Partia Demokratike.

Në sallë kanë ardhur edhe deputetët “rebelë” të PD-së së Rithemelimit, që drejtohet nga Sali Berisha, te cilet kane vendosur të bllokojnë mbledhjen e Komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore. 

Përplasje kanë ndodhur ditën e sotme në Komisionin e Reformës Zgjedhore.
Në videon e siguruar nga "Ora News", dëgjohen debate me tone të ngritura mes deputetit Flamur Noka dhe Damian Gjiknurit.
“Mesazhi është i thjeshtë me kryetaro reformë nuk bën dot as Edi Rama askush. Ose bëhet reformë ose mercenarë jo”, tha Noka.
Debati ka ndodhur në kuadër të bllokimit të mbledhjes nga opozita, hap ky që u vendos sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PD.

Blendi Klosi ishte anëtari i pare në Komisionin për Reformën Zgjedhore qe është larguar nga mbledhja. Klosi ka shmangur konfrontimin mes grupimit të deputetëve të Bardhit dhe Berishës, të cilët kanë zënë karriget në komision.

Deklarata e Blendi Klosit

“Më ka vënë vendin kush mua? Vendin ma ka dhënë populli shqiptar. Ata kanë zënë karriget, ti mbajnë karriget!’, tha Klosi.

Pas tij dhe pas shume debatesh ne salle, do te largohej dhe bashkryetari socialist i komisionit, Damian Gjiknuri i cili iroinizoi se ata as ate qe kerkuan vete nuk e sollen.

Deklarata e Damian Gjiknurit

OSBE/ODIHR ka theksuar gatishmërinë për të asistuar një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse.

Mesazhi u përcoll edhe nga kryesuesja e misionit të OSBE (17 janar) përmes një postimi në rrjetet sociale, pasi përmbylli ciklin e takimeve me bashkëkryetarët e reformës zgjedhore, Damian Gjiknurin e Enkelejd Alibeajn, edhe me Gazment Bardhin.