Saraçi: Mbylljen e komisioneve hetimore presidenti Begaj e konsideron si një rritje të transparencës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Janar 2024, 22:33
Në “Drejt” nga Luan Rama, gazetari Romir Saraçi u shpreh se Mbylljen e komisioneve hetimore presidenti e konsideron si një rritje të transparencës, gjë e cila nuk qëndron.
Saraçi: Presidenti konfirmon se ka regres në këtë ligj dhe e ka të shkruar në argumentin, por kjo nuk e pengon që ta dekretojë ligjin.
Mbylljen e komisioneve hetimore presidenti e konsideron si një rritje të transparencës, gjë e cila nuk mund të jetë. Ka një argumentim për uljen e kontrollit parlamentar të opozitës, sepse mazhoranca nuk besoj se do të votonte një ligj për kontrollin e qeverisë.
