Mziu: Rama punë sistematike për zhbërjen e opozitës prej 10 vitesh, krasiti edhe të majtën
Në “Drejt” nga Luan Rama, deputeti demokrat Xhelal Mziu u shpreh se situata ku është sot PD-ja nuk është shumë e këndshme dhe i ka dhënë mundësi mazhorancës për revansh.
Mziu: Situata ku është sot PD-ja nuk është shumë e këndshme dhe i ka dhënë mundësi mazhorancës për revansh. Atë që ka bërë sot Rama me opozitën, ka treguar se qysh me ardhjen në pushtet ka bërë çmontimin e opozita. Ka ndodhur edhe me Kocin dhe Gjinushin që kanë pasur parti dhe nuk janë më.
E filloi këtë krasitje më të majtën dhe pas mandatit të parë e bëri me LSI-në dhe tani me PD-në. Në situatën që jemi sot, Berisha, Mediu dhe Meta, edhe me ndikimin e Ramës, duke përdorur edhe McGonigal ndodhen para sistemit të drejtësisë. Kjo është një punë sistematike nga Rama për 10 vite.
