VIDEO/ “Perla” e Xhavit Dedejt për këngët me “playback”

Pas performancës me këngën e tij “Ç’desha që kalova nga Shijaku”, këngëtari Xhavit Dedej nuk ngurroi të rrëfent sikletin që ai ka kur këndon me regjistrim.

“E kisha më shumë tek vetja ime këtë sikletin, se ne jemi mësuar të këndojmë gjithmonë live dhe kur vjen ndokush të kërcejë përpara, jo për lekët që na hedh, por për atë emocionin që na jep dhe kur dal këtu përpara në skenat e studiove televizive, sikur më ka vënë ndokush ndonjë gjë se rri e luaj gojën kot, a më kupton? Kaq kish, por Gëzuar dhe njëherë tjetër”, rrëfeu Xhavit Dedej.