Si kanë ndryshuar dasmat shqiptare ndër vite? Ja si përgjigjen këngëtarët: 3 ditë bëjnë në Kosovë

Një ndër diskutimet e hapura në spektaklin e fundvitit në “Ora News”, ishte ndryshimi i dasmave shqiptare ndër vite.

Këngëtarët e ftuar rrëfyen disa prej veçantive të këtyre  organizimeve që nga mënyra e konceptimit dhe gjithçka që duhet për atë ditë.

“Ne jemi prej atyre që futemi në kredi për një organizim perfekt. Por arredimi është fokusi i viteve të fundit. Shqiptarët janë qejfli dhe kanë filluar kohët e fundit të mos kursehen tek organizimi”, tha këngëtarja Mirjeta Mema.

“Aq qejfli janë shqiptarët sa kur hedhin lekë ta përplasin ballit sa kanë filluar të më bijnë flokët prej tyre”, u shpreh plot humor Xhavit Dedej.

“Në Kosovë tri ditë bëjnë dasëm”, tha Rubi duke shkaktuar batuta në studio.