VIDEO/ Gazetarja rrëfen se si e mbylli edicionin e lajmeve: “Faleminderit që na ndoqët, CIAO!” Kisha një energji të brendshme...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Janar 2024, 16:47
Pjesa e dytë e emisionit festiv të ndërrim viteve në “Ora News” do të niste plot energji.
Pas rrëfimit të këngëtares Mirjeta Mema se si iu propozua një njohje nga klientja e saj në ambientet ku ajo performonte, këngëtari Xhavit Dedej do të tregonte se ka qenë edhe ai dëshmitar i kësaj tentative “mblesërie”.
Më pas radhën e nxjerrjes së sekreteve do ta merrte moderatorja Sonila Musaj.
Ajo rrëfeu një ndër momentet më të sikletshme të saj gjatë transmetimeve të edicioneve të lajmeve.
“Më kishte hipur një energji pozitive brenda meje, sa edhe emisionin e lajmeve e mbylla duke thënë: faleminderit që na ndoqët, CIAO”, rrëfeu Sonila.
