Këlliçi: Zyrtarisht sot PD i ka organet legjitime dhe kryetarin e saj, Sali Berishën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2023, 13:31
Belind Këlliçi e ka parë me optimizëm, vendimin e Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë sot lidhur me statutin e Partisë Demokratike për prishjen e vendimit të datës 3 mars të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po këtë gjykatë me një trupë tjetër gjykuese.
Sipas Këlliçit, "zyrtarisht sot Partia Demokratike e Shqipërisë ka organet e saj legjitime dhe Kryetarin e saj të zgjedhur Sali Berishën. Kuvendi Kombëtar i 11 Dhjetorit 2021 është në fuqi".
