PD ende pa Zot, Hoxha: Edhe një çështje divorci nuk zgjat kaq sa kjo. Apeli po mban peng opozitën, jo vetëm PD-në

Gjykata e Lartë ka kthyer këtë të mërkurë për rishqyrtim në Apel çështjen për vulën dhe logon e Partisë Demokratike.

Kështu Gjykata e Lartë vendosi zhbërjen e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukrit dhe kthimin për rigjykim të vulës së Partisë Demokratike në gjykatën e Shkallës së Parës.

Lidhur me këtë vendim në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora Neës”, gazetari Poli Hoxha u shpreh se ky vendim është një minim i hapur i opozitës.

“Sepse dihet nga të gjithë tashmë që poli kryesor i opozitës është Partia Demokratike, pavarësisht nëse ajo është apo jo e përçarë.

Ajo është e vetmja opozitë me të gjitha grupimet që e përbëjnë atë dhe që janë në një luftë civile prej dy vitesh.

Vendimi i sotëm i Gjykatës si një dhënie fund e kësaj situate, pasi kaq gjatë nuk shkon një çështje divorci, jo më një parti. Dhe nuk mund të mbahet peng pasi u bënë dy palë zgjedhje dhe po afrohen zgjedhjet e 2025 dhe akoma i njëjti diskutim kush e ka PD-në. Dhe kjo nuk mund të jetë thjesht një formalitet gjyqësor, pasi kjo situatë ndikon fort tek trullosja e militantëve poshtë, por edhe të gjithë popullit opozitar, i cili është i shpërqëndruar.

Ndaj në këto rrethana, e përshëndes vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë, e cila i thotë Apelit që e ka pasur mundësinë që kur ka marrë vendimin për Zhukrin, që apelimin ta shqyrtonte vetë, dhe këtë çështje do ta zgjidhë vetë Apeli, dhe nuk ka arsye që ta kthejë në Gjykatën e Faktit”, u shpreh ndër të tjera Poli Hoxha.