Vendimi i Gjykatës së Lartë "Vula e PD"/ Gjokutaj: Shkelje flagrante me ligjin, skandal i madh procedurial
Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Lartë për ta kthyer për rishqyrtim çështjen e logos së PD-së në Apel. Gjokutaj e quan vendimin një shkelje flagrante me ligjin dhe një qëllim politik kundër vullnetit të anëtarësisë.
Nga ana tjetër avokati thekson se kthimi i çështjes legjitimon një skanda të madh të procedurial.
"Vendimi i Gjykates se Larte ne lidhje me Statutin e Rithemelimit te Partise Demokratike sot eshte nje shkelje flagrante e ligjit dhe qe ndjek qellime te pastra politike kunder vullnetit te anetaresise se saj!
Prishja e vendimit te Gjykates se Apelit dhe kthimi i çeshtjes po ne Apel legjitimon skandalin me te madh procedurial njohjen e si subjekt ankimues te Basha & Alibeaj nderkohe qe ata nuk kane qene pale ne gjykimin ne shkalle te pare!
Ligjerisht GjL duhej te kishte prishur vendimin e Gjykates se Apelit per moslegjitimim te ankuesit dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane! Drejtesia shqiptare ka rene! Ajo sot eshte kthyer ne Agjensi Sherbimi prane Qeverise dhe mercenareve te saj!"
