Berisha në ''Drejt'': Gazetari i Ora News, Elton Qyno, përjetoi tmerre të ngjashme me ato të hetuesisë së diktaturës

Kuvendi do të votojë të enjten në seancë parlamentare për masën e arrestit ndaj Sali Berishës.

Vendimi u mor pas 4 orësh diskutimesh në Këshillin e Mandateve ku 5 votave të mazhorancës iu bashkua edhe Enkelejd Alibeaj i kampit të Lulzim Bashës.

I ftuar në emisionin “Drejt” përballë moderatorit Luan Rama në Ora Neës ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se procesi që kaloi gazetari Elton Qyno ishte i tmerrshëm dhe ishte një process që vetëm në kohën e diktaturës e ka dëgjuar.

Mbledhje dhe protestë

Mbledhja u zhvillua nën masa të forta të policisë. 700 efektivë rrethuan godinën për shkak të protestës së PD-së duke siguruar hyrjen e dy prokurorëve, por edhe të deputetëve.

Pas votimit të së enjtes në Kuvend, prokuroria do t’i drejtohet Gjykatës për të vijuar me masën e arrestit deri në përfundimin e hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Berisha: Edhe Rama edhe Balla janë në Sky Ecc dhe Encro Chat. Sigurisht je informuar për procesin e tmerrshëm që kaloi Elton Qyno.

Proces përvec se në kohën e hetuesisë së diktaturës nuk e kam dëgjuar ndonjëherë tjetër.

E gjithë ajo u bë se në ato dokumenta që disponon Qyno fillon emri i Ballës dhe Ramës duke fol me bandat kriminale.