Berisha në ‘’Drejt’’: Nëse del një dokument i vetëm që të jem i përfshirë në korrupsion unë largohem nga politika
Kuvendi do të votojë të enjten në seancë parlamentare për masën e arrestit ndaj Sali Berishës.
Vendimi u mor pas 4 orësh diskutimesh në Këshillin e Mandateve ku 5 votave të mazhorancës iu bashkua edhe Enkelejd Alibeaj i kampit të Lulzim Bashës.
I ftuar në emisionin “Drejt” përballë moderatorit Luan Rama në Ora Neës ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se kjo që po ndodh ndaj tij është pasojë e një vendimi të marrë nga DASH.
Por tha Berisha nëse del një dokument i vetëm që të faktojë korrupsionin e pretenduar atëherë ai do të largohet përfundimisht nga politika.
“Nëse këta duan të fshehin Ramën pas të tjerëve, kjo ëhstë punë tjetër. Por të garantoj se është Edi Rama dhe vetëm Edi Rama.
Unë nuk mund të mohoj se jam person i shpallu non grata nga Sekretari Blinken. Por të garantoj ashtu sicc kam thënë dhe më herët, se nëse del qoftë dhe një dokument i vetëm që të faktojë korrupsionin, unë largohem nga politika”, u shpreh Berisha.
Mbledhje dhe protestë
Mbledhja u zhvillua nën masa të forta të policisë. 700 efektivë rrethuan godinën për shkak të protestës së PD-së duke siguruar hyrjen e dy prokurorëve, por edhe të deputetëve.
Pas votimit të së enjtes në Kuvend, prokuroria do t’i drejtohet Gjykatës për të vijuar me masën e arrestit deri në përfundimin e hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.


