Largohen prokurorët Kraja dhe Millonai, mbledhja vazhdon me deputetët, Gjokutaj: Kjo seancë shërbeu për të denoncuar veprimet e SPAK-ut

Këshilli i Mandateve do të vendosë sot nëse do t’i hiqet imuniteti ish-kryeministrit Sali Berisha, kërkesë kjo e bërë nga SPAK.

Ky i fundit kërkon dhënien e autorizimit për arrestimin e Berishës, ndaj të cilit është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’ për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Para pak minutash janë larguar prokurorët e SPAK-ut,  Arben Kraja si dhe Enkeleda Millonai.

Gjithashtu janë larguar edhe avokatët e Sali Berishës. Mbledhja po vazhdon vetëm me deputetët për momentin.

Ndërkohë në dalje nga mbledhja në një prononcim të shkurtër, avokati i Berishës, Gjokutaj u shpreh: Fati kesaj radhe qe teransmetimi ishte live. Kjo seance na sherbeu per te denoncuar veprimet e SPAK. Ceshtja eshte ne gjykaten kushtetuese e cila do marre nje vendim.