Berisha sqaron se pse nuk ishte në mbledhjen e Këshillit të Mandateve

Kuvendi do të votojë të enjten në seancë parlamentare për masën e arrestit ndaj Sali Berishës.

Vendimi u mor pas 4 orësh diskutimesh në Këshillin e Mandateve ku 5 votave të mazhorancës iu bashkua edhe Enkelejd Alibeaj i kampit të Lulzim Bashës.

I ftuar në emisionin “Drejt” përballë moderatorit Luan Rama në Ora News ish-kryeministri Sali Berisha qaroi se pse nuk ishte sot në Këshillin e Mandateve.

Mbledhja u zhvillua nën masa të forta të policisë. 700 efektivë rrethuan godinën për shkak të protestës së PD-së duke siguruar hyrjen e dy prokurorëve, por edhe të deputetëve.

Pas votimit të së enjtes në Kuvend, prokuroria do t’i drejtohet Gjykatës për të vijuar me masën e arrestit deri në përfundimin e hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Berisha: Gjykata më thirri për të më komunikuar masat antikushtetuese ndaj meje prandaj nuk shkova në Këshill sot.