Nikolla uron deputetin e Luginës së Preshevës, Shaip Kamberin me rastin e e rizgjedhjes në parlamentin e Serbisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2023, 19:09
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka uruar deputetin e Luginës së Preshevës Shaip Kamberi me rastin e rizgjedhjes.
“Deputetit të Luginës së Preshevës, z. Shaip Kamberi, i uroj suksese për rizgjedhjen deputet, përfaqësues i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Parlamentin e Serbisë, dhe e siguroj për mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë në përpjekjet dhe kontributin për të drejtat e banorëve të Luginës!”, shkruan znj. Nikolla.