Taulanda Jaupi: Imuniteti i deputetit, nuk mund të jetë mjet i pabarazisë ndaj ligjit
Anëtarja e kryesisë së PD-së, Taulanda Jaupi ishte e ftuar në studion e lajmeve në Ora News ku foli për mbledhjen e këshillit të mandateve për arrestimin e ish kryeministrit Sali Berisha.
Jaupi u shpreh se imunteti i deputetit nuk mund të jetë mjet i pabarazisë ndaj ligjit.
‘’Sot po merret në analizë një fakt shumë i thjeshtë. Nëse duhet një deputet dhe mandati i deputetit të jetë një fashë mbrojtëse e këtij deputeti para lighit.
A duhet të shërbejë imunteti i deputeti si një fashë që e largon nga barazia para ligjit deputetit. Pas 33 vitesh flasim për shtetin e së drejtës.
Ky ligj është votuar nga partia Demokratike. Unë besoj se duhet të kemi të gjithë vullnetin për ti dhënë këtij realiteti politik barazinë përpara ligjit’’, tha ndër të tjera Jaupi.
