PO NDODH/ Një votim larg arrestit, Berisha në “Ora News”: Komisioni Rama – Balla faktoi se dy prokurorë qëndrojnë mbi Parlamentin
Kuvendi do të votojë të enjten në seancë parlamentare për masën e arrestit ndaj Sali Berishës.
Vendimi u mor pas 4 orësh diskutimesh në Këshillin e Mandateve ku 5 votave të mazhorancës iu bashkua edhe Enkelejd Alibeaj i kampit të Lulzim Bashës.
I ftuar në emisionin “Drejt” përballë moderatorit Luan Rama në Ora Neës ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se
“Sot është një ditë e një shfaqjeje të shëmtuar në të cilën u faktua në mënyrën të pakundërshtueshme monizimi, apo përqëndrimi i të gjitha pushteteve në duart e Edi Ramës.
Kjo sepse, Komisioni Rama – Balla faktoi se dy prokurorë të Edi Ramës qëndrojnë mbi komisionin dhe mbi Parlamentin.
Faktoi se Rama, SKAP-istët dhe Komisioni janë një. Sepse 6 javë më parë, SKAP-i i partisë në mënyrën më të befasishme, pa më thirrur asnjëherë, pa thirrur asnjëherë dhëndrrin tim, dërgoi banditët për ta arrestuar, dhe njoftoi moslëvizjen time. Në këto 32 voite çdo akt i ngjashëm është bërë me miratim të Parlamentit.
Për ata që na ndjekin, liri e lëvizjes ndër liritë më themelore të individit konsiderohet e dyta për nga e rëndësishmja”, u shpreh ndër të tjera Berisha.
Pas votimit të së enjtes në Kuvend, prokuroria do t’i drejtohet Gjykatës për të vijuar me masën e arrestit deri në përfundimin e hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.


