Votoi pro arrestimit të Berishës, Strazimiri thumbon Alibeajn: E paprecedentë, një i persekutuar bashkohet me persekutorët

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Gent Strazimiri në një lidhje ‘’Skype’’ në Ora News foli për kërkesën për arrestimin e Sali Berishës. Strazimiri u shpreh se shoqëria shqiptare është një hap larg diktaturës.

‘’Një hap larg diktaturës është shoqëria shqiptare. Kjo është ajo që ka ndodhur sot në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

Kjo votë e përbashkët e një të persekutuari që kërkon drejtësi nga një hetues sigurimi së bashku me shokët e partisë në të njëjtën sallë.

Në fakt është paraprirë asaj që do ndodhë pasi të jetë miratuar edhe ligji i ri elektoral që po përgatisin Basha me Ramën ku do të kemi një parlament që për gjithcka që i intereson Ramës të jetë 6-0.

Për gjëra të vogla mund të ketë edhe një votë kundër’’, tha ndër të tjera Strazimiri.