''Unë kërkova të hiqet ligji për imunitetin e deputetit, Rama refuzoi'', Berisha: Nëse pasnesër sjellin ligjin, unë do ta votoj

Kuvendi do të votojë të enjten në seancë parlamentare për masën e arrestit ndaj Sali Berishës.

Vendimi u mor pas 4 orësh diskutimesh në Këshillin e Mandateve ku 5 votave të mazhorancës iu bashkua edhe Enkelejd Alibeaj i kampit të Lulzim Bashës.

I ftuar në emisionin “Drejt” përballë moderatorit Luan Rama në Ora Neës ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se nëse pasnesër e sjellin ligjin për dorëzimin vullnetar të imunitetit, ai do ta votonte.

Mbledhje dhe protestë

Mbledhja u zhvillua nën masa të forta të policisë. 700 efektivë rrethuan godinën për shkak të protestës së PD-së duke siguruar hyrjen e dy prokurorëve, por edhe të deputetëve.

Pas votimit të së enjtes në Kuvend, prokuroria do t’i drejtohet Gjykatës për të vijuar me masën e arrestit deri në përfundimin e hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Berisha: Nëse pasnesër e sjellin atë ligj, i garantoj qytetarët se do ta votoj. E kam paraqitur në 2012, por përderisa është në Kushtetutë atëherë duhet respektuar. Unë kërkova të hiqet, Rama refuzoi