EMRI+PAMJET/ Digjet një banesë, vdes 81-vjeçari në Lushnje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2023, 09:05
Një banesë është përfshirë nga flakët gjatë natës në Bubullimë të Lushnjës. Zjarri ka rënë në një banesë ku jetonin dy të moshuar.
Si pasojë e flakëve banesa është shkrumbuar totalisht ku ka humbur jetën Koli Koçi, 82 vjeç.
Fatmirësisht është shpëtuar gruaja e tij. Komshinjtë e çiftit të moshuar tregojnë se zjarri ka rënë rreth orës 2 e 30.
Shefi i Zjarrfikësve Lushnje, shprehet se kur kanë mbërritur, e gjithë ndërtesa ishte në flakë dhe çatia kishte rënë.
Ata bënë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës. Sipas Metushit shkak mendohet të ketë qënë soba e druve me të cilën ngriheshin të moshuarit.
Çifti i të moshuarve jetonte i vetëm pasi nuk kishin fëmijë. Gjendja e tyre ekonomike ishte e rënduar dhe banesa ku jetonin ishte me baltë e kallama.


