LAJMI I FUNDIT/ Përballja me dëshmitarët e “Gërdecit”, Fatmir Mediu paraqitet në SPAK

Në Gjykatën e Posaccme Kundër Korrupsionit mbahet seanca e radhës me dëshmitarët e procesit të shpërthimit tragjik në fshatin Gërdec, ngjarje kjo e ndodhur më 15 mars të vitit 2008.

Dhe për të ndjekur nga afër këtë seancë është paraqitur mëngjesin e sotëm edhe i akuzuari kryesor në këtë proces, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Po ashtu në seancë u paraqit dhe ish-ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi.