Çela: Nuk është detyrë e gazetarit të ruajë sekretin hetimor, më vjen keq që kemi përfunduar në këtë situatë

Politologu, Erlis Çela ishte i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ ku u diskutua për mbajtjen prej 10 orësh në SPAK të gazetarit të Ora News, Elton Qyno ku i kërkohet burimi i informacionit. Çela u shpreh se është për të ardhur keq se kemi përfunduar në këtë situatë.

‘’Më vjen keq që ne kemi përfunduar në këtë situatë.

Nëse do të kishte të drejtë drejtësia për të kërkuar me forcë burimet e gazetarëve ne nuk do të kishim zbulim skandalesh apo materiale që i kanë shërbyer opinionit public si Wikileaks apo Panamapapers ku janë zbuluar skandale të mëdha.

Nuk e kuptoj këtë këmbënguljen e institucionit të drejtësisë së re që erdhi pas reformës në drejtësi për tu bërë presion gazetarëve.

Nuk është detyrë e gazetarit të ruajë hetimin ose sekretin e dokumentacionit të prokurorisë’’, tha ndër të tjera Çela.