Gazetari: SPAK duhet urgjentisht të sqarojë situatën me Qynon, nëse ka nxjerrë “sekret hetimor” të arrestojë më parë prokurorët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2023, 21:36
Nuk kanë të ndalur reagimet e gazetarëve për mbajtjen 10 orë të kolegut Elton Qyno nga prokurorët e SPAK-ut.
Gazetari Sokol Çobo i kërkon kësaj prokurorie që të sqarojë urgjentisht situatën e krijuar.
“Spak-u duhet urgjentisht të sqarojë shoqërimin /ndalimin/ arrestimin e Elton Qynos. Nëse është arsyeja e nxjerrjes së sekretit hetimor, së pari duhet të arrestohen vetë prokurorët dhe hetuesit.
Cenim i rëndë kontrolli i banesës (për sekretet hetimore) së Elton Qynos”, shprehet përmes rrjeteve sociale, gazetari Sokol Çobo.

