EMRI+PAMJET/ Çfarë ndodhi në “Don Bosko”? “Më qëlluan me armë zjarri drejt makinës”. Policia sekuestron kamerat e sigurisë!

Rudolf Zefi është 42-vjeçari i cili në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë ka denoncuar se në zonën e “Don Boskos” drejt makinës së tij është qëlluar me armë zjarri.

Në denoncimin e bërë në polici, ai është shprehur se drejt makinës së tij është qëlluar me armë nga një person i paidentifikuar, i cili ishte në këmbë.

Po ashtu 42-vjeçari ka deklaruar se në makinë ishte vetëm. Ndërkohë policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, me qellim per te zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar autorin.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm (14 dhjetor), ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Më datë 14.12.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3, shtetasi R. Z., 42 vjeç, i cili ka kallëzuar se në rrugën “Don Bosko”, rreth orës 06:45, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtonte. Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.



Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.