Gazetarit i kërkohet burimi i informacionit, Zhulali: Kjo sjellje e SPAK-ut është e papranueshme, cënon lirinë e medias
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2023, 21:39
Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Ilda Zhulali ishte e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ Betit’’ ku u diskutua për mbajtjen prej 10 orësh në SPAK të gazetarit të Ora Neës ku i kërkohet burimi i informacionit. Zhulali u shpreh se kjo sjellje e SPAK është e papranueshme.
‘’E para që duhet të them është se kjo sjellje e SPAKUT është e papranueshme. Cënimi i lirisë së gazetarit është një lajm shumë i rëndë për lirinë e medias në Shqipëri.
Lë një njollë të errët për imazhin e gazetarisë.
Ajo cfarë kemi parë në Shqipëri SPAK dhe jo vetëm janë vetë burimi i lëshimit të informacioneve. Kemi parë një SPAK që nuk njeh Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë’’, tha ndër të tjera Zhulali.
