REAGIMET/ Elton Qyno 10 orë në SPAK, sensibilizohen kolegët: Po i terrorizojnë dhe familjen gazetarit

Gazetarë, avokatë dhe aktivistë janë bërë bashkë në një thirrje të vetme “Lironi Elton Qynon”, i cili u mbajt pwr afro 10 orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sipas tyre mbajtja “peng” e gazetarit është e paligjshme dhe kërkesa që i është bërë atij për të nxjerrë burimin e informacionit bie ndesh me parimet bazë të gazetarisë për të publikuar çdo lloj informacioni dhe për të mos zbuluar burimin e informacioneve.

Në vazhdën e dhjetëra reagimeve është dhe postimi i gazetares Anila Hoxha, e cila shkruan: “Kontrollohet shtëpia e gazetarit Elton Qyno për nxjerrje të sekretit hetimor! Jam me Elton Qunon dhe me çdo gazetar që i shërben publikut dhe të vërtetës”.

JA DISA PREJ REAGIMEVE TE SOTME