Gurra: SPAK, e vetmja stukturë drejtësie në botë që merr peng një gazetar për t’i bërë presion të tregojë burimet
Gazetari i “Ora News” Elton Qyno prej orës 11:00 të paradites së djeshme dhe deri në orën 2 të mëngjesit të ditës së sotme ndodhej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Nga banesa e tij Qyno është shprehur se u mbajt në SPAK deri në orën 17:00 dhe u njoftua se kishte një vendim Gjykate për t’i kontrolluar shtëpinë, zyrën dhe automjetin.
Ndër të tjera gazetari u shpreh se pas deklaratës së dhënë ka patur presione për të treguar burimin e informacionit.
Lidhur me këtë ngjarje kanë reaguar me dhjetëra gazetarë në mbështetje të kolegut, ndërsa kërkojnë nga SPAK që urgjentisht të bëjë transparencën e seancës me Qynon.
Gazetari dhe kryeredaktori i “Syri.net” Hysni Gurra ka reaguar ashpër ndaj ngjarjes sw paprecedentë të ndodhur ndaj gazetarit tw “Ora News”, Elton Qyno.
Reagimi i Gurrës
SPAK është e vetmja stukturë drejtësie në botë që merr peng një gazetar për t’i bërë presion të tregojë burimet e informacionit, kur dihet se është e drejtë universale e çdo gazetari të ruajë konfidencialitetin e burimeve.
Ndërkohë, është po SPAK që ka përzgjedhur vetë 2-3 gazetar kronike që i furnizon me informacione sekrete hetimore dhe u jep leje që t’i mbllaçisin natë për natë në banaqet televizive për të orientuar opinionin sipas midesë së SPAK dhe qeverisë.
Marrja peng e Elton Qynos, për të cilin s’kam asnjë konsideratë qoftë pozitive a negative, është qartazi një veprim kriminal i SPAK-ut për të terrorizuar gazetarët që nuk i ka nën kontroll


