Kërcet pushka në Tiranë/ Të shtëna me armë zjarri në “Don Bosko”, ja çfarë thotë policia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2023, 08:30
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar në rrugën ‘Don Bosko’, por fatmirësisht mësohet se nuk ka persona të plagosur.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 14.12.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3, shtetasi R. Z., 42 vjeç, i cili ka kallëzuar se në rrugën "Don Bosko", rreth orës 06:45, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtonte. Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Foto nga vendi i ngjarjes

