Elton Qyno 10 orë në SPAK, Olli: Nëse kemi një problem në Shqipëri e kemi pikërisht me shtetin e së drejtës
Gazetari Leonard Olli në një reagim përmes rrjeteve sociale shprehet se marrja në pyetje e gazetarit Elton Qyno në cilësinë e personit në dijeni është krejtësisht normale!
Por, thotë ai, kur kemi kontroll në banesë, ndërkohë që thuhet se marrja në pyetje lidhet me dekonspirimin e burimit, atëherë kemi të bëjmë me një situatë krejtësisht të rrezikshme!
“Nëse kemi një problem në Shqipëri e kemi pikërisht me shtetin e së drejtës. Dhe nëse organet e reja të drejtësisë nuk do të zbatojnë me saktësi kirurgjikale kuadrin ligjor dhe të respektojnë të drejtat dhe liritë individuale dhe profesionale të individit nuk kem gjë në vijë!
Pushtetet kontrollojnë dhe balancojnë njëri-tjetrin dhe nuk nënshtrojnë njëri-tjetrin. Shpresoj dhe uroj se gjërat nuk janë kështu si duken deri tani.....”, shprehet Leonard Olli.

