SPAK i kërkon burimin e informacionit gazetarit Qyno, Xhixho: Ngjarje e rëndë, SPAK duhet të bëjë një shpjegim publik
Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho ishte e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News ku u diskutua për mbajtjen prej 10 orësh në SPAK të gazetarit të Ora Neës ku i kërkoher burimi i informacionit. Xhixho u shpreh se është një ngjarje e rëndë dhe se SPAK duhet të bëjë një shpjegim publik se si një person në kryerjen e detyrës përndiqet pa asnjë lloj procedure ligjore.
‘’Lajmin po e shihja duke ardhur në studio. Padyshim që u shokova në sensin kur ju e raportuat se nuk ka letra nuk ka zhvillim të asnjë procedure.
Prej 10 orësh ky gazetar merret në pyetje dhe bëhet kontroll i banesës në sy të fëmijëve. Spak duhet të bëjë një shpjegim public se si një person në kryerjen e dethyrës përndiqet në këtë mënyrë pa asnjë lloj letre apo procedure ligjore.
Në Shqipëri gazetaria nuk është e lehtë. Është nëj ngjarje e rëndë. ’’, tha ndër të tjera Xhixho.
