Lajmësi nuk preket/ Kapri: Përpjekja për t’i nxjerrë burimin me zor gazetarit Qyno, është dëshmi e paaftësisë së e Prokurorisë

Bota mediatike duket e shqetësuar mbrëmjen e sotme, Nuk ndalen reagimet lidhur me gazetarin e kronikës të “Ora News”  Elton Qyno.

Reagimi i radhës vjen nga studiuesi dhe gazetari Erald Kapri i cili përmes rrjeteve sociale shprehet se përpjekja për t’i nxjerrë burimin me zor tregon një anë tjetër të Prokurorisë; paaftësinë.

“Eltoni është gazetar kurajoz dhe përpjekja për t’i nxjerrë burimin me zor tregon një anë tjetër të Prokurorisë; paaftësinë”, shkruan Kapri në reagimin e tij.