Dieta e Britney Spears
Pas një periudhe të gjatë problemesh me peshën, Britney Spears, duket se është rikthyer e lumtur dhe e shëndetshme, ndërsa përgatitet që të zhvendosë rezidencën e saj kryesore në Las Vegas.
Spears, e cila në vitet e fundit ka luhatur vazhdimisht me peshën e saj, është rikthyer së fundmi në linjat e saj më të mira dhe kjo është meritë e një kombinimi të çuditshëm, e punës fizike dhe një diete të veçantë.
31-vjeçarja, ka pasur mundësi që të punojë me një përgatitës fizik, i cili i ka shërbyer më parë edhe Janet Jackson, Pink apo "The Jonas Brothers".
Dieta dobësuese e Britney përfshinte pesë vafte të detyrueshme në ditë, me një ushqim të përzgjedhur për të ulur peshën, por pa stërmunduar trupin gjatë stërvitjes së vazhdueshme.
Përsa i përket stërvitjes, siç bëri të ditur vetë trajneri fizik, ajo përqendrohej në ushtrime basketbolli, biçikletë, kërcime me një këmbë dhe pompa.