David Beckham : "Kur u njoha me Victorian"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Qershor 2013, 16:16
David Beckham ka zbuluar momentin kur ai është takuar për herë të parë me bashkëshorten e tij Victoria Beckham, 16 vite më parë.
Madje David thotë se 38-vjeçarja, ish-anëtare e grupit Spice Girls, edhe tani është po aq e bukur sa në takimin e parë të vitit 1997.
"Luaja me Manchester United kundër Chelseat në Londër, dhe ajo erdhi poshtë me menaxherin tim. Isha shumë i turpshëm, prandaj vetëm sa u prezantova dhe u largova".
"Isha disi i zhgënjyer që nuk bisedova me të më shumë, por pastaj javën e ardhshme ajo erdhi sërish për një ndeshje tjetër, pastaj ishte shansi im dhe ia morra numrin".
"Victoria ende është po aq e bukur edhe sot, nuk jam i sigurt nëse kështu është edhe me mua", ka thënë Beckham.